
59 vota nga publiku i ka marrë Albina Kelmendi dhe familja e saj duke shkuar në total të 76 pikëve. Me kaq përfundon shifra e pikëve të Shqipërisë këtë edicion. Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje” mbyllin edicionin në pozitën e 22-të.


59 vota nga publiku i ka marrë Albina Kelmendi dhe familja e saj duke shkuar në total të 76 pikëve. Me kaq përfundon shifra e pikëve të Shqipërisë këtë edicion. Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje” mbyllin edicionin në pozitën e 22-të.
“Eurovisioni 2024” do të organizohet në Suedi. Me 583 pikë, Suedia ka fituar vendin e parë të edicionit të sivjetmë, duke lënë prapa Finlandën që edhe pse mori më së shumti vota të publikut, në fund të kombinuara me ato të jurisë u ndal në 526 pikë. Në vend të tretë doli Izraeli me 362 pikë.
Shqipëria me Albina Kelmendin dhe familjen e saj mori 76 pikë në total dhe u rendit e 22-a
Suedia ka fituar votat e jurive profesionale të shteteve evropiane në “Eurosong”. Loreen me “Tattoo” ka marrë deri tash 340 pikë, duke ikur larg nga Izraeli që ka 177 pikë dhe Italia që ka 176.
Shqipëria ka marrë 17 pikë nga juritë.
Tash pritet shpalosja e votave të publikut.
Juritë e 30 shteteve i kanë publikuar votat tashmë. Suedia vazhdon të prijë dukshëm me 277 pikë, e ndjekur nga Italia me 148 dhe Izraeli me 142.
Pas votimit të jurive të 20 shteteve deri tash, Suedia prin me 194 pikë, e ndjekur nga Italia me 109 dhe Izraeli me 108. Estonia ka 78 dhe Finlanda 75 në top pesëshe.
Rumania e ka vlerësuar me pesë pikë Shqipërinë, që tash ka shkuar në nivel të 14 pikëve.
15 shtete kanë publikuar votat e jurisë. Deri tash prin larg Suedia me 145 pikë. Italia është e dyta me 74 e Izraeli e treta me 68. Shqipëria ka marrë nëntë pikë deri tash.
Pas votimit të jurive të 10 shteteve, Suedia prin me 102 pikë. Në vend të dytë është Italia me 55 dhe Izraeli i treti me 46.
Juria profesionale e Azerbajxhanit ia ka dhuruar 8 pikë Shqipërisë që deri tash ka në total nëntë.