Turqia mban zgjedhjet lokale të dielën dhe Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e Presidentit Tajip Erdogan kërkon të rimarrë qytetet që humbi në 2019, duke përfshirë qytetin më të madh të vendit, Stambollin dhe kryeqytetin, Ankaranë. Të dielën qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00. deri në orën 16:00, në krahinat lindore dhe nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 5 pasdite në pjesën tjetër të vendit. Rezultatet e para priten në orën 22:00 te dielën.

Analistët e shohin votimin nga njëra anë si një “test” mbarëkombëtar të mbështetjes për Erdoganin dhe nga ana tjetër konsolidimin e opozitës, veçanërisht kryetarit të Stambollit Ekrem Imamoglu. E sigurt është se një garë e paqartë pritet në qytetin që pret më shumë se 16 milionë banorë dhe gjeneron më shumë se një të katërtën e PBB-së së vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *