Shejhul Islam hambeli Ibn Tejmije për Naten e Kadrit shprehet në këtë mënyrë:

Nata e bekuar e Kadrit me shumë propabilitet ka të ngjarë të përkojë natë çift:
” Ndodh të korrespondojë me netët teke; por netët teke llogariten duke e bazuar numërimin mbi netët që kanë shkuar, që janë sosur. Kështu nata e Kadrit gjurmohet natën e 21-të, e 23-të, e 25-të, e 27-të, e 29-të.
Sikurse mund të përkojë me një nga netët e numëruara sipas renditjes së asaj çfarë ka mbetur prej tyre, siç edhe Profeti a.s thotë:- Kërkojeni atë në të nëntën natë të mbetur, në të shtatën, në të pestën dhe në të tretën natë të mbetur”.
Bazuar mbi këtë hadith kuptojmë se: – Nëse muaji i Ramazanit qëllon i plotë me 30-ditë, atëhere netët çift kanë propabilitetin dhe shansin të mbartin natën e bekuar të Kadrit. Kështuqë nata e 22- të përkon me të nëntën natë të mbetur prej Ramazanit. Nata e 24-ërt përkon me të shtatën natë të mbetur dhe kështu në vazhdim. Të njëjtin arsyetim ka përdorur për sqarim edhe sahabiu i nderuar Ebu Seid El-khudrij ( r.a) siç raportohet në hadithin autentik, sikurse edhe vetë profeti(a.s) këtë praktikë ka ndjekur përgjatë këtij muaji.
Ndërsa nëse qëllon që muaji të ketë 29 ditë, atëhere përllogaritja bëhet mbi netët që janë sosur sikurse në rastin e parë.
Prandaj duke qenë kjo panorama e gjësë, besimtari duhet ta hulumtojë natën e Kadrit në 10- netët e fundit në tërësi, sikurse dhe profeti a.s na porosit:-” …hulumtojeni atë (natën e Kadrit) në dhjetë netët e fundit”.
Dhe propabiliteti më i madh është që ajo të jetë në natën e 27-të, sikurse sahabiu i nderuar Ubej bin Kab (r.a) betohej se nata e Kadrit përkon me natën 27 Ramazan. Kur e pyetën se mbi çfakte e bazonte këtë, ai përgjigjet”- Duke iu referuar shenjave që Profeti a.s na ka treguar: – ..dielli në të gdhirë të saj lind i rrumbullakët dhe krejt pa vezullim”.
Kjo shenjë e raportuar nga Ubej bin Kab (r.a) prej Profetit (a.s), mbetet shenja më e spikatur në morinë e shenjave të cekura në hadithin profetik. Ndër to përmendim:- … natë rrezatuese dhe plotë nur ( dritë), e qetë, as tepër e ngrohtë dhe as thellësisht e ftohtë.
Allahu mund tua shfaqë disave në ëndërr ose edhe zgjuar përkueshmërinë e kësaj nate; e kështu ai dallon nuret e saj, ose arrin të shquaj dikënd që i pëshpërit:- kjo është nata e Kadrit. Sikurse mund të ndodhë që në zemrën e tij të çelet prej vizionit(mushahedeh) mjaftueshëm sa për ta qartësuar çështjen). /Shejhul Islam i medh’hebit hambeli Ibn Tejmije. / nga profili i Eduard Shfkiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *