Këngëtari i njohur Meda pak orë më parë ka ndarë përjetimet e tij nga Meka, duke publikuar foto emocionuese.

Nga ky vend i shenjtë, Meda ka përfunduar Umren, një shërbim që për shumë besimtarë është një udhëtim shpirtëror thelbësor.

Ai ka shprehur ndjenjat e tij në fjalë të bukura, duke përçuar një mesazh mirënjohjeje dhe paqeje.

“Me zemër plot mirënjohje dhe shpirt të qetësuar, sapo përfundova Umren në Mekën e bekuar. Një eksperiencë e papërshkrueshme, një udhëtim shpirtëror që më afroi më shumë me besimin dhe paqen e brendshme.

Dua të përshëndes të gjithë ju, fansat e mi dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodheni. Ju uroj që të keni zemra të pastra, besim të palëkundur dhe lumturi në çdo hap të jetës tuaj.

Zoti qoftë gjithmonë me ju dhe familjet tuaja,” ishin fjalët emocionuese të këngëtarit, që reflektonin thellësinë e përvoja së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *